GAZA– Ismail Haniyeh, që gjerësisht njihet si lider i Hamasit, thotë se SHBA-ja është përgjegjëse për sulmin në spitalin “Al Ahli”, duke thënë se Washingtoni i ka dhënë Izraelit “mbulesë për agresionin”, raporton BBC.

“Masakra në spital konfirmon brutalitetin e armikut”, ka thënë Haniyeh në një adresim televiziv.

Ai u ka bërë thirrje gjithë palestinezëve “të dalin dhe të përballen me pushtuesit” dhe u ka bërë thirrje arabëve e myslimanëve të organizojnë protesta kundër Izraelit.

Sulmi la të vdekur mbi 500 njerëz. Izraeli ka mohuar përfshirjen.