Tiranë, 16 Tetor – Hapet Zyra Përfaqësuese e Kolegjit të Evropës në Tiranë, në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të Bashkimit Evropian, gjatë Samitit të Berlinit që zhvilloi punimet në Tiranë.
“Ky është një hap i rëndësishëm që hap rrugën për themelimin e “Kampusit të Tiranës”, si zgjerimi i parë i Kolegjit të Europës, pas themelimit te Kampusit të Natolinit. Kjo iniciativë që do të fuqizojë brezin e ardhshëm të liderëve dhe diplomatëve dhe do të ketë një ndikimin pozitiv në sistemin tonë arsimor dhe në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perendimor”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu në fjalën e saj në ceremoninë e organizuar për hapjen e Zyrës Përfaqësuese të Kolegjit të Evropës në Tiranë.
Kolegji i Evropës aktualisht ka dy kampuse, një në Belgjikë dhe një në Poloni dhe hapja e një kampusi të tretë në Tiranë u konsiderua një “moment historik ”, jo vetëm për arsimin shqiptar por edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Home Lajme Aktualitet Hapet zyra e përfaqësisë së Kolegjit të Evropës në Tiranë, Manastirliu: Shtron...