LPolicia ka vënë në pranga ditën e sotme bashkëshortin e Merushe Gjuzit, nga Rrogozhina, e cila një ditë më parë hapi derën e furgonit në lëvizje e sipër dhe u hodh, duke gjetur vdekjen në vend.
Policia bën me dije se pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët M. Gj., 68 vjeç, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e saj, e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.