Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbron Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezi në çështjen e hetimit të aferës së ish kompleksit Partizani duke akuzuar Ramën se ka kapur drejtësinë.

“Sa i takon qëndrimeve ndaj zotit Berisha nga ana e prokurorëve të SPAK apo të përfaqësuesve të gjykatave dua të shpreh keqardhjen për këtë shitje që nuk është e papritur të ashtuquajturës drejtëis të re, anashkalon parlamentin, mbi Kushtetutën dhe konventat europiane.

Është aktakuzë që është bërë në kongresin e PS-së nga Edi Rama. Akt akuzë e diktuar prej tij. Për çështjen e ish klubit Partizani është personi kryesor që ka marrë përgjegjësinë për të bërë ndërrimin e destinacionit nga sportive në destinacion për ndërtim.

Dhe po të shikoni emrin i tij nuk del. Përmes kapjes së sistemit të drejtësisë ka garantuar paprekshmërinë e tij dhe përpiqet të përdorë gjykatës dhe prokurorë të caktuar që të godasë opozitën e vërtetë dhe të shfokusojë opinionet publikë nga skandalet qindra miliona euro”, tha Meta.