campionato serie a tim 2023 - 24 giornata 10 stadio castellani computer gross empoli-atalanta

Për tifozët kuqezi, Empoli-Atalanta, ishte një derbi mes shqiptarësh, Gjimshiti kundër Berishës. Në fund festojnë bergamskët të cilët dhuruan show duke dale me tre pikë pas fitores së pastër 3-0. Gardiani kuqezi nuk ishte në mbrëmjen e tij perfekte, praktikisht si e gjitha pjesa tjetër e ekipit toskan. Portieri shqiptar mori një goditje të fortë që në minutën e 5-të, ku Gianluca Scamacca me një goditje të bukur me thembër i bëri tunel poshtë këmbëve duke kaluar Atalantan në avantazh.

Në të 29-të, Atalanta shënoi dhe golin e dytë, me Berishën që u kap i papërgatitur nga një goditje e fortë brenda në zonë. Me fillimin e pjesës së dytë, Scamacca përsëriti veten duke realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Atalantan. Lajmi i mirë në këtë sfidë ishte rikthimi në fushë i Adrian Ismajlit, mbrojtësi kuqezi ka lënë pas dëmtimin e pësuar.

Pjesa e mbetur e sfidës nuk kishte shumë histori, me Atalanta që pas këtij suksesi ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë. Në përfundim të sfidës, Berisha u vlerësua me notën 5,5. Ndërkohë, Ismajli i hedhur në fushë në minutën e 63-të, u vlerësua me notën 6: Dalja e Scamacca i minimizoi problemet. Me notën 6,4 u vlerësua kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Kjo nuk ishte një nga ato sfidat ku Gjimshiti kishte shumë punë, por në çdo rast ishte gati.

Në sfidën tjetër të javës së 10-të të Serie A, Hysaj shijojë nga stoli fitoren e Lazio-s përballë Fiorentines. Pas paraqitjes jo pozitive në Champions, Sarri nuk i rezervojë asnjë minutë anësorit kuqezi. Golin trepikësh për Lazio-n e shënoi Immobile në minutën e 94-të.