Loredana prej disa muajsh po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmund-it, Karim Adeyemi-n. Për herë të parë reperja në një intervistë ka treguar se si është njohur me futbollistin. Ajo ka treguar se Karimi i kishte shkruar në rrjete sociale. Loredana e kishte takuar pasi ai e kishte ndihmuar të blinin ushqim së bashku.
Ajo theksoi se ishte shumë e uritur dhe se në hotelin ku po qëndronte nuk kishte ushqim për të porositur. Kjo bëri që t’i shkruante Adeyem-it i cili në ato momente ndodhej në Dortmund. Pas kësaj ata lanë një takim dhe shkuan së bashku në një vend për të blerë ushqim. “Sapo u ngopa kuptova se kam afër një djalë që është argëtues dhe me të cilin shkoj mirë”, tha mes tjerash Loredana.