Emisioni “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit ka degjeneruar keq mbrëmjen e sotme, teksa e ftuara Evi Kokalari ka debatuar me drejtuesin dhe një nga panelistët. “Ik ore q*hu, katunar”, dëgjohet t’i thotë Kokalari mes të tjerash Ylli Rakipit.

Përplasja ndodhi për shkak se Rakipi dhe Sejamini i kujtuan Kokalarit se e ka quajtur Lulzim Bashën “gjobaxhi”, por tani po ulet të bashkëpunojë me të. Kaq ka mjaftuar dhe në studio kanë shpërthyer debatet.

Ylli Rakipi: Po a do të bëhesh politikane e madhe këtu dhe të marrësh pushtetin, do të rrëzosh Edi Ramën?

Evi Kokalari: Ok. Fuck you! (çohet). Nuk bëhet, Kjo nuk është gazetari. Go fuck yourself!

Ylli Rakipi: Ok. Faleminderit.

Evi Kokalari: Lëreni këtë mënyrë të foluri si katundarë. Shkoni merruni me Lapajn që i jepni platformëm, merru me Edi Ramën që të lëviz ty nga karrikja se s’ke këllqe t’i thuash..

Ylli Rakipi: Unë Edi Ramës i kam thënë bandit, ti je bandë!

Evi Kokalari: Ty të mori karriken ai.

Ylli Rakipi: I kam thënë bandit në studion time dhe e dinë të gjithë shqiptarët. Ti do të bëhesh këtu njeriu më qesharak.

Kokalari largohet dhe ngre gishtin e mesit.