Në klasat e “TUMO” që ndodhet tek Piramida e Tiranës, grupmosha 12-18 vjeç mund të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese në fushën e teknologjisë së informacionit në 8 disiplina të ndryshme.

Në qendrën “TUMO”, nxënësit mësojnë në mënyrë të pavarur dhe plani mësimor ndiqet edhe në anglisht.
Për Klan News, ata tregojnë eksperiencën e tyre pranë kësaj qendre inovatore.
Ndër të tjera, përpos dijeve që të rinjtë përvetësojnë në 8 disiplinat që ofrohen në “TUMO”, ata shprehen se është një eksperiencë, të cilën ua sugjerojnë bashkëmoshatarëve të tyre.
Profesori i klasës ku mësohet zhvillimi i lojërave tregon për njohuritë që përvetësojnë nxënësit në këtë kategori.
Falë bashkëpunimit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe donatorët e ndryshëm, Bashkia e Tiranës synon që prej 1 Janarit të vitit të ardhshëm kurset pranë “TUMO” tek Piramida të ofrohen falas për të gjithë nxënësit.