Kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi komentoi kaosin e shkaktuar në sallën e seancës plenare nga detputetë të Berishës. Çuçi tha se asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit.
“Sot ishit dëshmitarë të një shfaqje të shëmtuar. Përpjekje për të zaptuar kuvendin e Shqipërisë. Nuk është mënyra e duhur për të kërkuar të drejtat, apo të bërit politikë në Shqipërinë e NATOs, ndaj mendoj që asgjë nuk e justifikon dhunën ndaj institucionit.”- u shpreh Çuçi.