Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në orët e mbrëmjes së ditës së shtunë reshjet e shiut do të jenë prezente fillimisht në veriperëndim e gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore. Hera-herës do të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë do të mbetet deri në orët e para të mëngjesit të ditës së diel. Gjatë ditës së diel reshjet e shiut do të jenë herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Temperaturat do të luhaten nga 11 gradë celsius në vlera minimale, në 29 gradë celsius në ato maksimale