GJKKO vendosi që të shtyjë në orën 15:00 gjyqin për Sali Berishën sa i takon çështjes së ‘Partizanit’.

Ndërkohë që në nisje të procesit ka pasur debate. Një nga avokatet e caktuara nga shteti, Rabie Cenalia ka kërkuar 2 ditë kohë për t’u njohur me çështjen.

“Nuk refuzova mbrojtjen. Me caktuat mbrëmë në orën 20.00 këtë çështje. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen.

Duhet te studioj dosjen për të bërë mbrojtje efektive pasi materiali është shumë voluminoz”, mësohet të jetë shprehur Cenalia.