Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë për të inspektuar punimet e Lungomares 3.

Rama bëri dhe një batutë me gazetarët për vlonjatët

Pjesa e tretë të Lungomares wshtw nga Tuneli i Ujit të Ftohtë në Vlorë e deri në Orikum. Punimet pritet të përfundojnë në prill të 2024-ës, ndërsa projekti kap vlerën e 15 milionë euro me bashkëfinancim të qeverisë saudite.

“S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës” tha Rama.