Partia Socialiste ka kërkuar miratimin e një projekt-rezolute, “për dënimin e sulmit të armatosur terrorist në veri të Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të përpjekjeve për garantimin e sigurisë dhe paqes në vend e rajon”.
Kjo kërkesë e dorëzuar në Kuvendi mban datën 2 tetor dhe është firmosur nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Blendi Çuçi.
Partia Socialiste e konsideron” akt terrorist” vrasjen e Policit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa mbështet të gjitha veprimet e qeverisë së Kosovës në raport me ngjarjen.
Teksa bën thirrje për dënimin e Serbisë për këtë ngjarja, PS-ja kërkon një shtim të trupave të KFOR në pjesën e veriut.
Pak ditë më parë edhe kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar miratimin e një rezolute, përmes së cilës të bëhet thirrje për dënimin e aktit të sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës.