Në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka folur për deklaratën në Financial Times se “Kosova ishte tokë e askujt”, duke u shprehur se ishte një lapsus në zbardhje i gazetarit britanik. Rama tha se kjo u keqshfrytëzua qëllimisht nga persona të caktuar në Prishtinë dhe Tiranë.
“Nuk kam shpresë se do të ma lehtësojë akuzën për tradhtar përderisa edhe një lapsus Financial Times, e cila në zbardhjen e intervistës time të dhënë në telefon, kishte harruar fjalën ‘veri’ përpara fjalës “Kosovë”, e cila u korrigjua menjëherë bashkë me ndjesën publike të gazetarit britanik, unë e kategorizoj veriun e Kosovës me shprehjen angleze ‘non man’s land’. Pse nuk qenka kur aty lulëzojnë aktivitete kriminale? Kur nuk ka asnjë kontrol dhe asnjë mundësi të parashikosh se cfarë vjen nesër. Çfarë ishte Lazarati, no man’s land. Shumë e thjeshtë. U nxjerr nga një kontekst, u keqshfrytëzua me një epsh të posaçëm nga të gjithë sazexhinjtë dokmatikë, nga kalenxhinjtë e Prishtinës dhe Tiranës, përfshirë dhe të planetit non grata që e futën me vrap si provë në dosjen e aktakuzës të shërbimit tim ndaj Beogradit.
Dihet shumë mirë, atyre që propagandojnë akt akuzën ndaj meje si agjent i Beogradit nuk u intereson fare as përgjigja ime, as debati i shëndetsëhm demokratik por vetëm ushqimi i sherrit, mbajtja ndezur e konfliktit, shfrytëzimi dhe jo prerja e thonjve në krizës në veri të Kosovës. ato thonj juve ju interesojnë dhe kjo është sot tragjedia e Kosovës. E vërteta më e hidhur është që kjo tollovi germash shqip në lumenjtë e marrëzive të thëna dhe të shkruara nga të dyja anët, gjaku i dëshmorëve të Kosovës, nga ai i komandantit legjendar tek ai i efektivit të policisë, përzihet me vrerin e inateve politike provinciale dhe shpërndahet në rrjete sociale me video të porositura për të diskretituar Thaçin, Veselin, Haradinajn, Isa Mustafën…nuk më bën dëm mua. Kjo është e vërteta më e hidhur. Na bën dëm ne, i bën dëm dinjitetit të Kosovës, marrëdhënies së Kosovës. I bën dëm procesit të shtet njohjes përfundimtare të Kosovës.”, u shpreh Rama.