Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka paditur për shpifje studiuesin Ardit Bido. Lajmi është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale nga vetë Bido.
Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një përmbledhje të atyre se çfarë ka thënë për Belerin, ndërsa në fund të videon ka nxjerrë edhe momentin kur kryebashkiaku i Himarës, arrestohet nga policia greke. Sipas Bidos, arrestimi është bërë në vitin 1995. Mes të tjerash studiuesi thekson se ky është një fakt që mbështet se Beleri ka qenë i arrestuar.
Aktualisht Beleri ndodhet pas hekurave për blerje votash, ndërsa u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit, ku edhe u shpall fitues.