Sali Berisha dhe njerëzit e tij, janë revoltuar një ditë më parë, pse shteti i caktoi avokat mbrojtës Artan Simonin.
Kjo, me pretendimin se ai e kishte quajtur Berishën, bishë, në një status në rrjetet sociale.
“Ky eshte “avokati” qe gjykatesja qe shkeli kushtetuten ka caktuar per te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen”, shkruante i revoltuar Shkëlzen Berisha.
Por çfarë kishte shkruajtur Simoni, në rrjetet sociale?
“Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më.
Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?”, shkruante Simoni.
Por, siç duket, në asnjë moment ai s’përmend asnjë emër, dhe aq më pak Sali Berishën.
Atëhere nga e kuptuan këta, që bisha është Sali Berisha?
Me sa duket, edhe vetë e pranojnë që Berisha është një bishë. Se ndryshe nuk ka si shpjegohet!/Tema