Qeveria vendos rishikimin tërësor të procedurave administrative të biznesit.
Janë 1300 kërkesa që miratohen në vit për dhënien e licencave.
Bizneseve do u shpërndahet një pyetësor dhe më pas do të krijohen grupe teknike ku të mund të diskutohet derregullimi dhe elementë të tjerë që e shqetësojnë biznesin.
Afati për lëshimin e vlerësimit të ndikimit mjedisor do të jetë 30 ditë dhe ndryshe nga më parë ku kërkoheshin 17 dokumente sot do të kërkohen 8 dokumente.
Kryeministri Rama tha se po punohet me inteligjencën artificiale për të shkurtuar burokracitë dhe premtoi se brenda këtij mandati prokurimet publike do të jenë të reformuar.