Ylli kolumbian Maluma do të bëhet së shpejti baba për herë të parë. Këtë njoftim këngëtari e bëri në rrjetin e tij social Instagram ku postoi një video shumë emocionuese.https://youtu.be/A9lZF25w_rs
29-vjeçari prej disa kohësh është në një lidhje me partneren Susana Gomez e cila së shpejti do të bëhet nënë.
“Njerëzit e mi, kam një surprizë për ju sonte. Sot do të bëjmë premierën botërore të videos sime të radhës. Ju do të dëshmoni diçka që askush në këtë botë nuk po e sheh. Unë do të qëndroj këtu me ju dhe do ta shoh atë surprizë me ju”, ka thënë Maluma në videon e postuar ku shfaqet i gjithë rrugëtimi i tij me të dashurën e zemrës si dhe momenti final kur këngëtari zbulon lajmin se do të bëhet baba.
Në video shihet se çifti po përjeton rrugëtimin e shtatzënisë. Nga vizita e mjekut deri tek tregimi i familjes dhe madje edhe ndarja e emrit të fëmijës. Dyshja kanë zbuluar se janë në pritje të një vajze të vogël.