Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja u shpreh sot se, Drejtoria e Antikorrupsionit, në 2 vite ka marrë mbi 500 masa administrative, ka dhënë 240 rekomandime dhe ka bërë 46 kallëzime penale në prokurori.
“Që prej themelimit 2 vite më parë si vullnet politik i kësaj qeverie, Drejtoria jonë e Antikorrupsionit po jep fryte të dukshme”, theksoi Manja. “Për një kohë shumë të shkurtër, kemi ndjekur, hetuar dhe ndërmarrë veprime konkrete për ata që abuzojnë me ligjin në kurriz të qytetarëve”, nënvizoi Manja.
“Mbi 500 masa administrative, 240 rekomandime dhe 46 kallëzime penale në prokurori janë disa prej rezultateve tona”, shtoi Manja.
“Ashtu siç e kam thënë dhe më parë, kjo luftë nuk bëhet vetëm, prandaj inkurajoj të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të korrupsionit që hasin në zyrat shtetërore tek agjentët tanë antikorrupsion! Të ndërtojmë një kulturë bashkëpunimi për të mbrojtur pasurinë tonë të përbashkët”, theksoi Manja.