Paris Saint-Germain ka marrë një fitore 3-2 me shumë vuajtje në fushën e Brest, në javën e 10- të të kampionatit francez. Vuajtje të paparashikuara për skuadrën e Luis Enrique, që kishte siguruar një avantazh 2-0 në 28 minutat e para të ndeshjes falë golave të Zaire-Emery dhe Mbappe.
Dy minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur goli i Mounie që ka hapur takimin. Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 52-të, ka ardhur edhe goli i barazimit për vendasit i shënuar nga Le Douraon. Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, ka ardhur goli i tretë për miqtë.
Ka qenë Mbappe që ka fiksuar shifrat në 3-2. Sulmuesi francez ka gabuar fillimisht penalltinë e fituar nga Kolo Muani, por topi ka shkuar përsëri në këmbët e Kylian që e ka dërguar me lehtësi në portë.