Mbreti Charles u takua në Pallatin Buckingham me drejtuesit e shoqatave Ndihma Mjekësore për Palestinezët, Kryqi i Kuq Britanik, Unicef UK dhe Christian Aid për të diskutuar krizën humanitare në Gaza.
Këtë e raporton The Guardian. Mbreti, i cili është edhe president i Kryqit të Kuq Britanik, foli për “situatën serioze humanitare” në rajon, tha një zëdhënës i Pallatit të Buckingham.
Kryqi i Kuq Britanik tha se Mbreti kishte bërë një “gjest bujar”.