Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike me vlera të larta presioni e mbizotërim të motit të kthjellët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi 1-7m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 9/26°C, në zonat e ulëta 10/29°C dhe zonat bregdetare 14/27°.