Inteligjenca Artificiale sa duket do të vras dhe industrinë e muzikës.

Ky virtuoz teknologjik ka shënuar një ndryshim të konsiderueshëm në mënyrën se si ne krijojmë dhe ndërveprojmë me muzikën duke kompozuar mënyra të reja për platformat muzikore. Profesor Dorian Çene nga Universiteti i Arteve pohoi se kjo risi do të dëmtojë muzikën komerciale , e cila sipas tij bazohet në parimin e riprodhimet, sakaq ai sheh të avantazhuar muzikën artistike nga ky fenomen.
Potenciali transformues i Inteligjencës Artificiale sjell një sërë sfidash për industrinë. Çështja kryesore është gjetja e një ekuilibri që promovon inovacionin teknologjik duke mbrojtur të drejtat dhe kontributet e artistëve njerëzorë, megjithatë sipas gazetarëve teknologjik kjo shihet e pamundur.

Artistë të revoltuar të industrisë muzikore po u kërkojnë platformave të transmetimit që të mos lejojnë që Inteligjenca Artificiale të përdorë këngë të mbrojtura nga të drejtat e autorit si të dhëna trajnimin.