Energjia e rinovueshme po zë peshë gjithmonë e më të madhe në sistemin energjitik shqiptar. vendi ka siguruar rreth rreth 19 për qind të gjithë energjisë elektrike të prodhuar në vend kryesisht nga impiantet fotovoltaike, pra energjia e prodhuar nga dielli.
Sipas të dhënave të Instat në fund të muajit qershor prodhimi nga burimet e rinovueshme arriti në 448 gigavat-orë, nga 288 gigavat-orë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke pësuar një rritje me 55,6 për qind brenda një viti.
Rritja e prodhimit të energjisë nga dielli vjen në një periudhë kur diversifikimi i burimeve të energjisë dhe shtimi i kapaciteteve të gjenerimit të pastër po marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe. Zhvillimi i këtyre burimeve ndihmon në diversifikimin dhe në uljen e varësisë që ka sistemi energjitik shqiptar nga reshjet.
Treguesit e sistemit energjitk kanë rezultuar optimist në pjesën e parë të këtij viti ndërsa në periudhën prill-qershor prodhimi neto vendas i energjisë nga hidrocentralet ka shënuar një rritje të prodhimit me mbi 43 %krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Si rezultat edhe eksporti bruto i energjisë elektrike, në tremujorin e dytë të vitit 2026 shënoi rritje. Po ashtu rezulton se konsumi i energjisë elektrike nga konsumatorët u rrit me mbi 6% ndikuar kjo si nga bizneset ashtu edhe nga familjarët.










