Sherri i seancës së djeshme në kuvend transferohet në Komisionin e Ligjeve.

Deputetet e Rithemelimit vijojnë skenarin e kaosit me qëllim pengimin e zhvillimit normal të punimeve në Kuvend. Këtë herë aksioni i tyre u zhvendos në komisionin e Ligjeve që u mblodh sot paradite për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale”.

Mbështetësit e Sali Berishës, Saimir Korreshi, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati akuzuan kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e 23 deputetëve të Rithemelimit pas kaosit të shkaktuar në seancën e 19 tetorit. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e Qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Nga ana e saj Klotilda Bushka nuk i lejonte të flsite dhe u tha deputetëve të opozitës se do u jepte fjalën vetëm kur ata të kërkonin falje për dhunën.

Në këtë moment ka ndërhyrë Bledion Nallbati i cili dje në seancë goditi me grusht deputetin socialist por Bushka nu kia dha dhe mbylli mbledhjen për 5 minuta.

Pjesë nga debati

Saimir Korreshi: Si kryetare e Komisionit të ligjeve ke kaluar tek antiligjore. Ke krijuar një komision ndryshe. Na keni hequr 10 ditë pune e as nuk na keni thirrur. Si mundet të ndryshosh rregulloren dhe të njoftosh 12 minuta para. Na dërgon mesazh unë anëtar i sekretariatit të etikës njoftohem 12 minuta para dhe nuk vjen as materiale. Le që byronë… A jemi një m.. komision ligjesh apo çfarë jemi.

Klotilda Bushka: Të tërheq vëmendjen. Mu drejto me ju dhe mos mu drejto me ‘Ti’

Saimir Korreshi: Është për procedurë, ke shkelur ligjin

Klotilda Bushka: Ndërpritet fjala. Nuk e ke për procedurë, Hajde në mbledhjen e sekretariatit të etikës

Saimri Korreshi: Kur më thirrët? Nuk ma ndërpret fjalën. Ke shkelur ligjin

Klotilda Bushka “Këtë revanshin e ulërimës, ndërprerjes, gjuhës së urrejtjes përdoreni atje ku ju ecën, jo në kuvend.

Gazment Bardhi: Përjashtuat 23 deputetë

Klotilda Bushka: Mendova se do të kërkonit falje për sjelljet e dhunës. Ky është fundi i parlamentarizmit. Mendova se do të kërkonit falje. Do të distancoheshit nga aktet e dhunës.

Nallbati: Më jep fjalën. O ti zonjë më jep fjalën se fole për mua

Klotilda Bushka: Keni prekur fundin.

Mbledhja u ndërpre për 5 minuta pushim dhe u mendua se do të vijonte normalisht por deputetët e Rithemelimit vijuan zhurmën dheu përpoqën që seanca të mos vijonte normalisht

Gazment Bardhi: Ti do mbash përgjegjësi për shkeljen e rregullores që ke bërë me urdhër të Ramës, si sekretare etike. Jo nuk vazhdon Muça fare

Muçaj: Kërkoj mirëkuptimin tuaj. Unë mbaroj punën time e ju vazhdoni punën tuaj. Mund ta bëni pas nesh

Klotidla Bushka: Vazhdoni se kolegët e dinë shumë mirë se në fillim janë të ftuarit.

Gazment Bardhi: Jo, kemi ne prioritet jo ju! Ik te Rama dhe bëji atje iniciativat ligjore

Bledjon Nallbati: Kam kërkuar fjalën unë!

Nallbati dhe deputetët e Rithemelimit i bien tavolinave duke bërë zhurmë.

Klotilda Bushka megjithë përplasjet e tavolinave hodhi në votim pr/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Evropa Digjitale” (2021-2027)”