E keni vënë re se kur bëni një gjumë të mirë gjatë nhatës, dita e nesërme shkon më mirë?

Trupi ka nevojë të pushojë dhe sigurisht në rast se ndodh e kundërta, ju nuk do jeni aspak produktiv në punët tuaja gjatë ditës. Sipas një hulumtimi të kryer nga Akademia Amerikane e Mjekësisë thuhet se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjumë, kanë një rënie të produktivitetit deri në 29%. Mesatarisht njeriut i duhet të pushojë 7 deri në 8 orë gjumë, pasi ky i fundit është jetik për shëndetin tonë mendor dhe fizik.

Studiuesit thonë se nëse pagjumësia kthehet në diçka kronike, atëherë truri do bllokohet dhe imuniteti do të jetë shumë i dobët.

Zakoni për të fjetur vonë dhe për t’u zgjuar herët mund të ndikojë shumë në produktivitetin dhe performancën tuaj në punë.

Por, nëse flini më pas se 7 orë, këto janë pasojat:

Mungesë përqendrimi

Mund ta keni të lehtë të pastroni kuzhinën ose të rregulloni dhomën nëse nuk keni fjetur mirë, por kur bëhet fjalë për detyra më të vështira, një gjumë i mirë është thelbësor. Mungesa e gjumit ndikon drejtpërdrejt në përqendrimin tone.

Bëjmë shumë gabime

Kur jemi të lodhur, ne reagojmë më ngadalë se zakonisht, gjë që na çon tek gabimet.

Jeni të tensionuar, madje dhe agresiv

Një ditë stresuese në punë ka gjasa të intensifikohet nëse nuk keni fjetur siç duhet. Nëse e keni vënë re, kur nuk pushojmë sa duhet, reagojmë më fort dhe aspak gjakftohtë. Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund të çojë edhe në probleme serioze të shëndetit mendor, si përshembull irritimi i vazhdueshëm me kolegët.

Nëse po vuani nga kjo gjë, atëherë vendosni disa rregulla për orarin e gjumit. Ju padyshim mund ta kontrolloni rutinën tuaj të ditës. Kemi 5 këshilla për ju:

Mbajeni dhomën të freskët

Sigurohu që temperatura e dhomës të jetë e duhura nëse doni të flini të qetë. Zgjidhni çarçafë apo batanije të rehatshme, e po ashtu rrobat me të cilat flini.

Caktoni një orar të rregullt gjumi

Zakonet e parregullta të gjumit mund të shkaktojnë efekte shumë negativeshëndetësore. Respektimi i një rutine të kujdesshme para gjumit mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt. Leximi dhe meditimi janë përshembull dy mënyra për të sinjalizuar trupin tuaj se ka ardhur koha e gjumit.

Ushtrohu rregullisht

29 studime të ndryshme kanë zbuluar se aktiviteti fizik përmirëson cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Një stërvitje e mirë do të lodhë trupin tonë dhe do të na bëjë të flemë më mirë, por një përfitim tjetër i shtuar i ushtrimeve është përmirësimi i shëndetit mendor. Të ndihesh më mirë mendërisht e bën shumë më të lehtë gjumin.

Mos qëndroni shumë para ekranit të telefonit

Që ndriçimi i ekranit gjatë natës ndikon negativisht në cilësinë e gjumit, tashmë dihet.

Jini të qëndrueshëm

Edhe pse fundjavave mund ta kemi luksin të flemë më gjatë, sigurohuni të ruani orarin e zgjimitt të ditëve të tjera. Konsistenca është gjithashtu çelësi për krijimin e zakoneve që zgjasin, kështu që kjo këshillë jo vetëm që do t’ju ndihmojë të flini më mirë, por do ta bëjë të gjithë rutinën tuaj më produktive, të qëndrueshme dhe të qetë.