Tifozët e Romës treguan pasionin ndaj skuadrës edhe në ndeshjen kundër Frosinone-s pavarësisht se skuadra vinte nga disa rezultate negative. ‘Olimpico’ ishte plot në javën e 8 të Seria A ku verdhekuqtë ia dolën të fitonin 2-0, por presioni para ndeshjes ka qenë i madh.

Këtë e demostroi në konferencën për shtyp edhe trajneri i Romës Jose Mourinho, i cili me komentet e tij e tregon saherë që jo më kot etiketohet si ‘Special 1’.

Pas tre pikëve me Frosinone-n Mourinho u shpreh: “Nëse nuk do fitonim sot ‘Coloseu’ do të shpërthente, një sulm do ndodhte në ‘San Pietro’, (sheshi kryesor në Vatikan).” Fjalë këto që vërtetojnë se kundër Frosinone-s nuk vlente asgjë përveç 3 pikëve. Madje si rezultat i ndeshjeve të fundit flitej edhe për largimin e ‘Special 1’.