“Kjo kandidaturë është një mesazh shprese dhe uniteti, ky Botëror do të jetë një demonstrim i bashkimit të kulturave, përfshirjes, diversitetit dhe respektit. Do të lërë një trashëgimi të madhe sociale në mbarë botën”.
Kështu është shprehur presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Pedro Rocha gjatë konferencës për shtyp në Rabat e cila lançoi zyrtarisht kandidaturën e përbashkët Spanjë-Marok-Portugali për të pritur edicionin e njëqindvjetorit të Kupës së Botës të Futbollit në vitin 2030.
Kështu është shprehur presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Pedro Rocha gjatë konferencës për shtyp në Rabat e cila lançoi zyrtarisht kandidaturën e përbashkët Spanjë-Marok-Portugali për të pritur edicionin e njëqindvjetorit të Kupës së Botës të Futbollit në vitin 2030.
Ambicia e të tre vendeve është të bashkojnë trashëgimitë kulturore mijëvjeçare, traditat dhe historinë e përbashkët, të organizojnë një turne inovativ, të qëndrueshëm, të fokusuar te tifozët dhe në forcimin e lidhjeve midis Evropës, Afrikës dhe pjesës tjetër të botës.
“Kupa e Botës do të na ndihmojë të bashkojmë më tej qytetërimet tona të themeluara më shumë se dhjetë shekuj më parë dhe të shikojmë drejt një të ardhmeje të përbashkët dhe prosperitetit që mund të jetë i përbashkët dhe kolektiv”, tha presidenti federal maroken, Fouzi Lekjaa, ndërsa homologu i tij portugez Fernando Gomes tha se si Kupa e njëqindvjetorit do të jetë shumë më tepër se kremtimi i së shkuarës: “Falë ambicieve dhe ekspertizës së tre Federatave tona, ne besojmë se ky turne do të shënojë një ndryshim përfundimtar në mënyrën se si do të organizohen ngjarjet kryesore në të ardhmen”.
Të tre federatat, të cilat e konsiderojnë të parakohshme saktësimin se cilat stadiume do të jenë të interesuara për këtë event, do t’i paraqesin FIFA-s marrëveshjet formale të kandidaturës së përbashkët në fund të nëntorit.