Këto janë pamjet nga hoteli ku u përdhunua në grup 26-vjeçarja në Vlorë.

26 vjecare hotel vlore perdhunim (2)

Në pamje shihet momenti kur vajza, e cila është në gjendje jo të mirë, mbahet për krahu dhe ngjitet në hotel nga një prej autorëve të dyshuar.

Ky i fundit mësohet se nuk është partneri i 26-vjeçares, i cili po ashtu po ashtu akuzohet se ka përdhunuar të renë, por është shoku i tij.

26 vjecare hotel vlore perdhunim (4)

Më pas në pamje shfaqet vajza e vetme, e ulur në dysheme që zvarritet për të zbritur shkallët. Në një moment ajo rrëzohet tek shkallët, e pafuqishme për të lëvizur apo reaguar, ndërsa një person vjen përballë saj.

26 vjecare hotel vlore perdhunim (3)

E reja u përdhunua në grup të shtunën (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij. Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

26-vjeçarja ka treguar në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, Oltjan Tahirin, por nuk e dinte se ai ishte i martuar.

Mbrëmjen e ngjarjes së rëndë, 26-vjeçarja tregoi se ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.

“Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.

E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.

“Deshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falë”, tregoi ajo.

Sa i përket asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e përdhunimit, ajo shtoi se: “Me pare me kanë marre në telefon që do dalim te hame apo te pime diçka, kur kemi ikur kemi qenë vetëm ne të dy. Me pas pasi vajta atje që te pime alkool, ndonjë gje keshtu, ndenjem atje pastaj ka thirrur shoket e tij A.. dhe G…Mbaj mend që një moment kane ardhur atje jane ulur, pine nga një gote dhe gota e fundit qe kam pire pastaj nuk mbaj me mend…”

Vajza zbuloi se nëna e një prej autorëve, konkretisht Albi Cenos, i ka shkuar në spital në reaminacion duke e kërcënuar, si edhe shoku i partnerit të saj, Oltin Tahiri.

Ajo tregoi se mamaja e Albi Cenos i kërkoi të tërhiqte padinë duke i thënë se “hiq denoncimin ose jeten tende kaq”.

“Ka ardhur njera prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Nderkohe kur une kam dale nga narkoza nga keto te gjitha, kam qene shume pak ne gjendje, kane ardhur atje me kane prekur keshtu D… D… D…me njeh? Jo i kam thene nuk te njoh, jam mamaja e A…ka thene jam mamaja e njerit prej shokeve te tu, i cilit i thash une!

Jam mamaja e A… me tha, po i thash une… Ke bere nje akuze tha dhe ke denoncuar djalin tim A… e njeh A… me tha mua, A… eshte shoku O… Po I thash e njoh. Me tha mua duhet te heqesh denoncimin sepse ti do dalesh nga ky spital me tha mua, mos sot neser do dalesh, po I thash, edhe ai tha mund te dal nga burgu, por ai ka shoqeri pas tha, po i thash une , atehere duhet te maresh masa tha ose hiq denoncimin ose jeten tende kaq…Ok

I thash une, por une nuk te njoh ty i thash, une tha jam mamaja e A… ai ka nje goce nuk me kujtohet a goce a çun 7 muajsh ne shtepi dhe e pret nje femije ne shtepi tha. Ti ke bere nje krim shume te rende tha se ke denoncuar per nje prind qe ka nje femije 7 muajsh ne shtepi, tha dhe po e pret dhe mund te marresh masat per keto gjera. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…nderkohe te njejtin presion ka bere edhe shoku…”, tregoi 26-vjeçarja.