Duke nisur nga dita e sotme (26 tetor) e deri ditën e dielë (29 tetor) ngjarja plot adrenalinë “Automotive Fair Albania” do të pushtojë kryeqytetin. Për katër ditë radhazi, sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet në një pistë, ku do të mbahen evente motorsportive dhe autoshow.

Përmes një postimi në “facebook’, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se eventi më i madh i pasionit automotiv, do të mbledhë të gjithë të apasionuarit, prodhues e koleksionistë të industrisë se automobilizmit.

“Mirëmëngjes dhe me ngjarjen plot adrenalinë, Automotive Fair Albania, që do të pushtojë kryeqytetin për 4 ditë në datat 26-29 Tetor, në Pallatin e Kongreseve, sheshin “Nënë Tereza” e sheshin “Italia” me evente motorsportive, autoshow, duke mbledhur të gjithë të apasionuarit pas botës automotive e jo vetëm, ju uroj ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.