Një grua që pretendon se ka buzët më të mëdha në botë tani është në një ‘mision’ që të ketë edhe mollëzat më të mëdha në botë. 25-vjeçarja Andrea Ivanova ka shpenzuar tashmë rreth 1600 £ për mbushjen e mollëzave deri më tani, si dhe ka pasur mbushës për mjekrën, nofullën dhe buzët, por mjekët janë të shqetësuar për injektimin e ndonjë mbushësi në fytyrën e saj pasi mund të jetë fatale. Influencuesja bullgare e mediave sociale filloi të kryente ndërhyrjet në vitin 2018, pasi synonte të dukej si një kukull Bratz – dhe tashmë ka shpenzuar 8,000 paund vetëm për mbushjen e buzëve.
Duke i vënë sytë nga çmimi për rekordin e ri, Andrea dëshiron të injorojë shqetësimet e mjekëve për ndryshimet në fytyrën e sja. Buzët e mia nuk janë ende mjaftueshëm të mëdha dhe i dua shumë më të mëdha se tani, tregon ajo.