Luiz Ejlli thoshte se gjithçka ndodhte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ishte në kuadër të lojës, por “lufta” e tij me Dea Mishel duket më shumë se kaq. Në muajin korrik, një video e këngëtarit teksa shante bashkë me turmën në koncert Dean u bë virale, ndërsa kjo e fundit sqaron se nuk do i flas ëmë kurrë pas atij veprimi.
Në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, Dea Mishel tha se pasi Luizi e ofendoi nga koncerti në Shkodër ajo nuk mund t’i flasë dikujt që ofendon.
Bëhet fjalë për videon virale në rrjet, ku Luiz Ejlli ofendoi Dean bashkë me turmën nga koncerti në Shkodër, verën që lam pas. Ai ka përmendur një nga debatet me Dean brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, ku pretendon se kjo e fundit e ka cilësuar si “provincial”. Në atë kohë, Dea Mishel reagoi ashpër duke u shprehur se është turp që një burrë 40-vjec ta shajë nga familja për një lojë.
Pavarësisht se ka kaluar disa kohë nga ky sherr virtual dyshja vazhdon ende të mos ketë asnjë komunikim mes tyre edhe pse të dy kanë qenë pjesë e kastit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. E pyetur se a do të flasë me Luizin gjatë mbrëmjes në premierën e filmit ajo ka thën se nuk mund t’i flasë dikuj që ofendon në atë lloj mënyrë.
“Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre”, ka thënë ajo.