Prej kohësh po qarkullojnë lajme se blogerja Sara Hoxha dhe Ledri Vula i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare, prej së cilës kanë edhe një vajzë.

Mungesa e Ledrit në premierat e filmit ‘Në kuadër të Dashurisë’ nxiti edhe më shumë aludimet se marrëdhënia e tyre është në krizë. Lidhur me këto aludime, Sara ka vendosur të flasë dhe të vendosë pikat mbi ‘i’ se çfarë po ndodh me të vërtetë me lidhjen e saj.

Sara ka treguar se çdo gjë mes tyre është në rregull dhe se të dy janë shumë të lumtur.

“Ledri është në shtëpi? Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni. Po, unë jam shumë e lumtur”, është shprehur Sara.