Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Jori Delli ndodhet në Tiranë së bashku me partnerin e saj Fred De Palma. Ajo ka shfrytëzuar çdo moment të reperit në Shqipëri, duke e shëtitur dhe duke i treguar vendet më të bukura. Së fundmi, Top Channel e ka kapur çiftin gjatë një shëtitje në Tiranë, ku nuk mungojnë as puthjet.
Jori është veshur me një kostum të zi, i cili e tregon më klas, ndërsa Fred De Palma, shihet i veshur shumë sportiv. Jori dhe Fredi ecin dorëpërdore, ku duken më të dashuruar se kurrë.