Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS, Olta Xhaçka ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, ku thotë se bashkëshorti i saj nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti.

Ajo u shpreh se SPAK duhet të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa duke iu drejtuar Sali Berishës u shpreh: “le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund”!

Reagimi:

“Nje kusar me damkë dhe shpifës me nam si Sali Berisha nuk mund t’i bëjë askujt moral.

Bashkëshorti im nuk ka marrë asnjë metër katror tokë nga shteti për investimin e tij privat dhe vënia nën sekuestro preventive prej disa javësh e nje pjese te kantierit të investimit, për të hetuar origjinën e një prone private qysh nga viti 1994 është pjesë e një procesi që unë as e dyshoj në qëllim, as e komentoj në meritë.

SPAK-u të bëjë punën e vet i papenguar nga askush, ndërsa Sali Berisha le të vazhdojë të lehë për të tërhequr vëmendjen nga pantallonat e rëna deri në fund!”, shkruan Olta Xhacka.