Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbajtur një fjalë në kuvend me drita fikur, ndonëse seanca plenare u mbyll dhe deputetët e mazhorancës dhe PD, u larguan. Berisha ka zaptuar Foltoren teksa mban një fjalë live në Facebook me drita të sajuara nga deputetët e tij, ndërsa thotë se beteja e tij sapo ka nisur.‘Kjo është dita e parë e betejës sonë me këta gangster.
Ka raportet më të zeza me lidhjet me grupet e drogës tek grupet në Ekuador dhe në vendet e tjera. Ka raportet më të zeza, në liritë e të drejtat e qytetarëve dhe dhunimin masiv të votës. Jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donit të ishit të pranishëm në sallë, por theksoj se sot dhe deri në rikkthimin e votës së lirë, betejën do e zhvillojmë se bashku. Ne do u përfaqësojmë në Parlament. Ne e duam shumë Parlamentit, ne e kemi krijuar pruralizmin. ‘- tha Berisha.