Orët e paradites do të mbeten me kthjellime ne bregdet dhe zonat e ulëta, por me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta paraqiten zonat malore.

Pas mesditës, pritet që vranësirat të shfaqen në pjesën më të madhe të vendit, por nuk priten reshje në territor. Gjatë natës, vranësirat mbeten preznete po ashtu edhe lagështira e lartë në ajër do të rritet.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C. Sipas MeteoAlb, era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi permanent Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.