Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore të zhvilluar sot ndaj babait të tij, ku ka sulmuar avokatin që ka caktuar nga gjykata Artan Simoni.

Me një postim në rrjetet sociale, Shkëlzeni ka publikuar një postim që sipas tij është i avokatit Artan Simoni, ku shkruhet se ‘Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha nuk mundet më! Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar ta çukasin! Ku gaboi bisha?’

Sipas Shkëlzen Berishës ky postim i referohet babait të tij…

‘Ky është “avokati” qe gjykatësja qe shkeli kushtetutën ka caktuar për te mbrojtur Sali Berishen! Do i kisha sugjeruar me mire Taulant Ballen se njeh dhe dosjen!’- shkruan Shkëlzen Berisha.