“Ukraina mund të bëhet pjesë e BE-së në vitin 2030 nëse të dyja palët bëjnë detyrat e shtëpisë”. Kështu tha në një intervistë për Spiegel, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ukraina dhe vendet e tjera kandidate duhet të zbatojnë reformat, të luftojnë korrupsionin dhe të respektojnë ligjin.
Mes të tjerash Michel shtoi se sipas të cilit “ne në BE duhet të kuptojmë qartë se çfarë duam të arrijmë së bashku, prioritetet tona dhe për çfarë duam të shpenzojmë para dhe ne duhet të përshpejtojë proceset tona të vendimmarrjes”.
Kujtojmë se që prej 2022-shit Ukraina po përballet me agresionin rus, ndërsa mbështetja ndërkombëtare ka qenë pro Kievit.