Qeveria izraelite u ka kërkuar qytetarëve të sajnë Egjipt dhe Jordani të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, raporton agjencia e lajmeve AFP.
AFP citon një deklaratë nga këshilli kombëtar i sigurisë së Izraelit, i cili thotë se “ngre paralajmërimet e udhëtimit për Egjiptin (përfshirë Sinain) dhe Jordaninë në nivelin 4 (kërcënim i lartë): rekomandim për të mos udhëtuar në këto vende dhe për ata që qëndrojnë atje të largohen… sa me shpejt te jete e mundur”.
Në fillim të kësaj jave, niveli i paralajmërimit u ngrit në mënyrë të ngjashme për Turqinë dhe qytetarët izraelitë atje u udhëzuan të largoheshin.
Çfarë po ndodh tani në Gaza:
Vendkalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit tani është hapur dhe 20 nga 200 kamionë që transportonin afërsisht 3,000 ton ndihma janë lënë të hyjnë në Gaza.
Hamasi tha se karvani i ndihmave do të sjellë ilaçe, pajisje mjekësore dhe një sasi të kufizuar furnizimesh ushqimore (mallra të konservuara).
Por një zëdhënës i organizatës militante paralajmëroi se ngarkesat e kamionëve me ndihma “nuk do të ndryshojnë kushtet katastrofike mjekësore në Gaza”, e cila është bombarduar nga sulmet ajrore.