Kompania e fluturimeve “Ryanair” prej 31 tetorit do të nisë fluturimet në Shqipëri, pas firmosjes së marrëveshjes disa muaj më parë.
Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se kompania do të kryejë 200 fluturime në javë në 17 destinacione.
“’Ryanair’ planifikon krijimin e vendeve të reja të punës, si edhe ofrimin e mundësive të reja për fluturime direkte mes Tiranës dhe kryeqyteteve europiane”, tha Rama.
Sipas tij, Shqipëria turistike po rritet çdo muaj.
“Vetëm për shtatorin numri i vizitorëve të huaj ishte 1.1 milionë, 45% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, u shpreh kryeministri.
Referuar Institutit të Statistikave, në hapësirën kohore prej janarit deri në fund të shtatorit në Shqipëri kanë hyrë 8.3 milionë të huaj.