Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha ka mohuar sot zërat për rënien me 200 vende në klasifikimin e bërë nga dy renditësit më të rëndësishëm të cilësisë së universiteteve për Evropën Jugore.
Hoxha deklaroi se ky rankim bëhet për herë të parë, që futen universitetet e Shqipërisë dhe është hera e parë që futen universitetet e Shqipërisë, teksa rezultatet dalin në 2024.
“Nuk ka rritje të tarifave të UT, ka ulje madje të disa tarifave. Nuk është e vërtetë që Universiteti i Tiranës ka rënë 200 vende. Ky rankim bëhet për herë të parë, që futen universitetet e Shqipërisë. Ky është një nga rankimet që është në përpunim. Rezultatet i nxjerr në 2024.
Ka dhe disa rankime të tjera botërore që ne i njohim zyrtarisht. UT ka një diferencë të lartë me institucionet e tjera brenda vendet. Në rang botëror dhe europian UT nuk është një universitet për ta turpëruar Shqipërinë, por që e nderon Shqipërinë. Unë jam personi më kritik brenda UT. Ne jemi përpara shumë sfidash. Universitetet në Shqipëri nuk janë gjëja që lulëzon më shumë nga të tjerët. Kanë sfida, do përballen me një hapësirë shumë më të madhe se hapësira e brendshme. Ne po përgatitemi dhe dita-ditës mundohemi të përmirësojmë aktivitetet tona. Është e pavërtetë që UT bie”, tha Hoxha.