Thumana me shtëpitë dhe pallatet e reja të rindërtuara dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme komunitare është si një lagje në çdo qytet të Evropës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo lagje e rilindur pas tërmetit tragjik të 2019.

Duke e cilësuar kartolinë të Rilindjes së Thumanës, Rama tha se është një shembull i forcës së politikës për të rilindur shpresën, besimin, krenarinë për vendlindjen.

Në Thumanë janë ndërtuar 14 pallate dhe 156 shtëpi individuale për të gjithë banorët, që humbën shtëpitë e tyre natën tragjike që goditi fort këtë zonë.

Lagjja e re në Thumanë ka edhe ambiente të gjelbra dhe terrene sportive për komunitetin, ku përfshihen fusha basketbolli, volejbolli dhe futbolli.