Ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 kanë hyrë në fuqi.Akti normativ i miratuar nga qeveria është botuar në fletoren zyrtare, parashikon rritje të ardhurave me 7.5 miliardë lekë duke arritur në total në 650.6 miliardë. Rindërtimi është zëri që ka përfituar fondin më të madh duke arritur në 17 miliardë lekë nga 5 që ishte në fillim të këtij viti.Po ashtu në ndryshimet buxhetore është parashikuar edhe fondi prej 3.2 miliardë lekësh për indeksimin e pensioneve që nisi në fillimi të muajit tetor. Edhe për sektorin e bujqësisë janë parashikuar shtesë fondi. Nga ana tjetër janë ulur pritshmëritë për të ardhurat e pushtetit vendor me 1.1 miliardë lekë. Në total pritet që bashkitë të mbledhin 64.4 miliardë lekë nga 65.5 miliardë që ishte parashikimi fillestar.

Qeveria ka rritur çuar në 250 milionë lekë, nga 100 milionë fondin i parashikuar në programin buxhetor “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili përdoret për parafinancimin, bashkëfinancimin dhe pagesën e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe të detyrimeve doganore për projektet me financim të huaj.
Në draft është parashikuar po ashtu rritja e fondit rezerve për rastet e paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme me 300 mln leke duke e çuar në 3.8 miliardë lekë, fondin total. Përformanca pozitive e buxhetit të këtij viti është ndikuar direkt edhe nga performanca pozitive e sektorit të energjisë elektrike.Gjatë këtij viti importi I energjisë rezulton se ka qenë në nivele minimale krahasuar me një vit më parë.

Treguesit fiskal të ministrisë së financave vijonë të jenë me rritje edhe si 9 mujor. Ministria e financave ka publikuar të dhënat fiskale të cilat tregojnë se të ardhurat në fund të muajit të kaluar arritën në 477,2 miliardë lekë duke u rritur me 51 miliardë lekë në krahasim me nëj vit më parë.Më pak të ardhura janë mbledhur nga Tvsh në dogana që shpjegohet me rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.