Në premierën e filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë”, Sara Hoxha, e cila dihet tashmë se është pjesë e kastit të filmit, ka tërhequr shumë vëmendjen me ‘look-un’ e saj.
Ama ajo çfarë të gjithë vunë re dhe ngriti shumë aludime ishte mungesa e Ledri Vulës dhe fakti që nuk e shoqëroi në tapetin e kuq, duke menduar kështu se ndoshta Ledri nuk ka qenë dakord për pjesëmarrjen e Sarës në film dhe për skenat e puthjes me aktorin Roerd Toçe.
Sara është shprehur deri më tani se nuk është aspak e vërtetë dhe se Ledri e ka mbështetur në këtë projekt, por së fundmi ka dashur të mos diskutohet më kjo temë. Ditën e sotme Sara ka bërë një postim në Instastory, ku ka ripostuar një shprehje e cila thotë: “Mediat sociale na japin një perceptim të aksesit në jetët e njerëzve pa pasur marrëdhënie me ta, kështu që ne mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në atë që ata zgjedhin të ndajnë. Është një pamje e deformuar. Ka një milion shtresa për një person që nuk do të zbulohen kurrë nga postimet që ata bëjnë…”