Astrologjia nuk e ka përgjigjen për gjithcka, por gjërat më të rëndësishme arrin t’i shpjegojë, teksa pozicioni i planetëve, energjia që sjellin, si dhe dukuritë e tjera që ndodhin çdo ditë, ndikojnë në shenjat e Horoskopit dhe zhvillimin e ngjarjeve. Kështu, sipas yjeve ka disa shenja, të cilat nuk shkojnë aq mirë me planetin Venus, ajo që përcakton marrëdhëniet në jetën tonë, romantike dhe personale, ndërkohë që ka një lidhje të drejtpërdrejtë edhe me prosperitetin financiar.
Por kur pozicioni i shenjës suaj nuk favorizohet veçanërisht nga planeti i dashurisë dhe i bukurisë, pra Venusi, atëherë i përkisni një prej shenjave të mëposhtme, që mund të kenë shumë vështirësi në dashuri dhe rrjedhimisht edhe në zgjedhjen e partnerit:
Akrepi
Një Akrep mund të arrijë shumë lehtë atë që dëshiron, megjithatë kjo nuk do të thotë se ai do të angazhohet lehtë, apo se do të gjejë dikë që mund ta emocionojë aq sa do. Natyra e tyre është disi vetëshkatërruese dhe ata gjithmonë duan diçka që nuk mund ta kenë. Shpesh tërhiqen nga partnerët toksikë, por nga ana tjetër lidhjet e dashurisë së vështira i shqetësojnë. Ata janë po ashtu posesivë dhe xhelozë, gjë që e bën shumë të vështirë të ndërtojnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe paqësore.
Bricjapi
Bricjapët nuk duan t’ja dinë shumë për romancën. Romanca dhe dashuria nuk janë prioritetet e tyre dhe zakonisht janë thjesht në kërkim të një përputhje që mund t’ju rrisë imazhin dhe do t’u sigurojë prestigj. Ata priren të krijojnë marrëdhënie sipërfaqësore dhe të fokusohen në karrierë, duke lënë mënjanë të gjitha aspektet e tjera të jetës së tyre. Ata nuk investojnë në dashuri dhe priren të gjejnë partnerë të njejtë se fundja, cfarë do japesh, do marrësh!
Ujori
Ujorët janë shenja shumë komplekse dhe rrallë mund t’ia dilni mirë me ta. Psikologjia e tyre ka pak nga gjithçka dhe kjo shpesh i bën ata të mos dinë se çfarë duan. Janë shumë të mirë në të qenurit konfuz dhe të pasurit tendenca për të ikur dhe braktisur gjithçka që në momentin e parë. Është gjithashtu e vështirë të mbash një Ujor të interesuar për një kohë të gjatë. Ata duan hapësirën dhe kohën e tyre dhe kushtet duhet të jenë ideale që të vendosin të hyjnë në një lidhje. Megjithatë, ata harrojnë se kushtet ideale nuk ekzistojnë dhe nevoja e tyre për pavarësi i mban larg partnerëve dhe angazhimeve.