Konflikti dhe mëritë mes demokratëve janë zhvendosur edhe në Konferenca Kombëtare – “Votimi nga jashtë vendit – rruga përpara”, të organizuar nga KQZ.

Enkelejd Alibeaj, nuk ka lejuar që kolegia e saj demokrate Jorida Tabaku të marrë fjalën para tij në këtë konferencë. Menjëherë pas fjalës së Damian Gjiknurit, KQZ ftoi Tabakun të merrte fjalën, por u kundërshtuar nga Alibeaj duke mos e lejuar kolegen demokrate të flasë.

“Po i referohemi radhës kur e keni kërkuar fjalën” ishte ndërhyrja e KQZ, por Alibeaj nuk e ka kaluar me kaq.

“Nuk është thjesht kaq. Do flas unë se jam bashkëkryetar.” -u shpreh Aliebaj.

Pjesë nga debati:

Alibeaj: Nuk është thjesht kaq. Do flas unë se jam bashkëkryetar

KQZ: Ne nuk funksionojmë me modelin e parlamentit edhe pse sot është e enjte.

Alibeaj: Jam unë bashkëkryetar dhe unë do flas tani.

KQZ: Ok, meqë zonjat tolerojnë më shumë, niseni ju

Tryeza, ku marin pjesë diplomat e anëtarë të shoqërisë civile, u bllokua për pak minuta për shkak të këtij ‘konflikti’ mes deputetëve demokratë, ndërsa në vijim Alibeaj mori fjalën.