TIRANË- Janë 26 deputetë, të grupimit të Bardhit dhe Berishës, ndaj të cilëve pritet të merret masë disiplinore pasi shkaktuan kaos dhe pamundësuan zhvillimin e seancës së sotme në Kuvend.

Në këto momente është mbledhur dhe Komisioni i Etikës, i cili pritet të ndëshkojë sjelljet e ligjvënësve. Në listë janë Sali Berisha, Gazement Bardhi, Flamur Noka dhe emra të tjerë, të cilët u bënë protagonistë të kaosit.