Një shpërthim i madh ka ndodhur në një kamp refugjates në Rripin e Gazës. Raportohet për dhjetëra të vrarë të martën.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga grupi militant palestinez Hamas, tha se kampi i refugjatëve Jabalia u godit nga së paku gjashtë sulme ajrore, si pasojë e të cilave u shkatërrua një numër i blloqeve banesore në një zonë banimi. Ajo raportoi për një numër të madh viktimash. Ushtria e Izraelit ende nuk e ka komentuar shpërthimin në kampin e refugjatëve në veri të Gazës.