Ministri i Financave ndodhet në konferencë me median me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe FMN-së.
Ministri Ervin Mete njoftoi vendimin që Shqipëria të dalë nga lista gri
“Shqipëria nuk është më në listën gri për pastrimin e parave. Vendimi është marrë sot nga FATF. Ky është lajm inkurajues për të vazhduar luftën kundër pastrimit të parave. Shqipëria u fut në listën gri për pastrimin e parave në shkurt 2020.
Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.”